Ja arsyet pse nuk duhet ta pini ujin e ndenjur gjatë natës

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

gote ujiShumë njerëz lënë një gotë me ujë pranë komedinës sepse ndodh të zgjohen gjatë natës dhe të kenë etje. Nëse e pini ujin e ndenjur gjatë natës në mëngjes, ai do të ketë një shije të çuditshme. Uji nuk duhet të ketë asnjë lloj shije ose arome. Uji i lënë gjatë gjithë natës në një gotë është i ndjeshëm ndaj grimcave të pluhurit dhe baktereve që ndodhen në ajër.

Nga ana tjetër, kur uji ekspozohet ndaj ajrit thith dioksid karboni, e më pas një pjesë e vogël e tij konvertohet në acid karbonik. Kjo do të thotë se uji i ekspozuar ndaj ajrit është i prirur të ndryshojë strukturën kimike. Specifikisht, acidi karbonik konvertohet në karbonat apo bikarbonat kur lëshon një ose dy protone, gjë e cila çon në ndryshimin e pH të ujit dhe për pasojë në ndryshim të shijes së tij.

Prandaj është mirë që ujin mos ta mbani gjatë gjithë natës të ekspozuar ndaj ajrit, mbajeni atë në një shishe qelqi të mbyllur. / www.shendeti.com.al / Burimi: healthyfoodteam

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë