Ja burri që ka mbijetuar mbi 70 vjet pa ngrënë dhe pa pirë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Prahlad Jani, një njeri i shenjtë nga qyteti i Ahmedabadit në Indinë Perëndimore, pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë për më shumë se 70 vjet. Duke qënë se të gjithëve iu është dukur i pabesueshëm ky fakt, ai është vënë në provë nga mjekët dhe shkencëtarët e spitalit Sterling.

prahlad-jani-3Për të vërtetuar këtë gjë, Jani u mbajt në një dhomë të izoluar dhe të vëzhguar 24 orë nga kamerat. Ajo çfarë u vërejt ishte e pabesueshme dhe e mahnitshme. Ky njeri ndejti për më shumë se 10 ditë pa futur asgjë në gojë. Sipas studimeve, një person mund të qëndrojë pa ngrënë mesatarisht 10 ditë, ndërsa pa pirë 3-4 ditë.

Prahlad Jani pretendon që ai është një bekim i Perëndisë, dhe praktika e ushtrimeve joga e ka ndihmuar atë të qëndrojë pa ngrënë e pa pirë për dekada të tëra. Dr Dinesh Desai tha se gjatë kohës që u mbajt në vëzhgim ai nuk ka ngrënë, nuk ka pirë dhe nuk ka urinuar asnjhëherë megjithëse është në gjendje shumë të mirë mendore e fizike, madje nuk është sëmurur kurrë. Jani thotë se ka mbijetuar disa dekada pa ushqim për shkak të një vrime në qiellzën e tij. / www.shendeti.com.al / Burimi: bbc.co.uk

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?