Ja ç’duhet të dini rreth vitaminave!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

vitamina eTrupi i njeriut ka nevojë për vitamina që të funksionojë si duhet dhe të jetë i shëndetshëm. Shumë prej nesh nuk e dinë rëndësinë që vitaminat kanë në mirëfunksionimin e trupit, prandaj dhe nuk kujdesen t’i përfshijnë ato në dietën e përditshme ushqimore.

Vitamina A

Është përgjegjëse për: Lëkurë të bukur, flokë të bukur, thonj të shëndetshëm, kocka të forta.

Gjendet tek :Karotat, djathë, qumësht, vezë, peshk, spinaq, majdanoz etj.

Vitamina B1

Është përgjegjëse për: Mirëfunksionimin e trurit, tretjen e mirë, muskuj të shëndetshëm, zemër të shëndetshëm dhe cilësi të mirë të gjumit

Gjendet tek: Mishi i derrit, arra etj.

Vitamina B2

Është përgjegjëse për: Rigjenerimin e qelizave, muskuj të shëndetshëm

Gjendet në: Qumësht, bajame, vezë, kërpudha, mish etj.

Vitamina B5

Është përgjegjëse për: Kujtesë të mirë, rikuperim të shpejtë pas ndonjë sëmundje, vena dhe zemër të shëndetshme.

Gjendet në: Lloje të ndryshme të mishit, pulë, arra, oriz, brokoli etj.

Vitamina B6

Është përgjegjëse për: Sistem të fortë nervor, vena të shëndetshme.

Gjendet në: Sallatë të gjelbër, lakër, banane, salmon, mish etj.

Vitamina B12

Është përgjegjëse për: Peshë normale, imunitet të mirë etj.

Gjendet në: Spinaq, peshk, qumësht, djathë, në lloje të ndryshme të mishit etj.

Vitamina C

Është përgjegjëse për: Lëkurë të shëndetshme, imunitet të forte, flokë të shëndetshme, thonj të shëndetshëm etj.

Gjendet në: Fruta të kuq, pjeshkë, shparg etj.

Vitamina D

Është përgjegjëse për: eshtra të shëndetshme, imunitet ndaj të ftohtit, eliminim të toksinave, vena të shëndetshme të gjakut etj.

Gjendet në: Djathë, gjalpë, peshk, patate, mish etj.

Vitamina E

Është përgjegjëse për: Funksionim normal të sistemit reproduktiv, disponim të mirë, ruajtje ndaj ambientit etj.

Gjendet në: Mish, vajra të ndryshëm etj.

Vitamina K

Është përgjegjëse për: Shërimin e shpejt të plagëve, qarkullimin normal të gjakut etj.

Gjendet në: Spinaq, lakër, karote, domate, dredhëza, çaj të gjelbër etj.

Burimi: healthyfood/shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit
Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët
Pse uthulla e mollës nuk duhet të mungojë në dietën dhe jetën tuaj të përditshme?
A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme? Zbulojeni tani