Kryefaqja Box 2 Ja ç’duhet të konsumoni kur jeni të sëmurë!

Ja ç’duhet të konsumoni kur jeni të sëmurë!

0
Shpërndaje

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta

Duke qenë të sëmurë nuk jeni në gjendje të shpenzoni energji për gatim. Për të ndihmuar trupin tuaj të shërohet, mjekët sugjerojnë ta nxisni atë me ushqim të shëndetshëm, jo me kalori.

Këto ushqime të mahnitshme do t’ju ndihmojnë të shëroheni nëse jeni duke vuajtur nga një ftohje apo grip.

Xhenxhefilli është një anti-nauseant natyror. Kur keni probleme me stomakun, konsumimi i pijeve xhenxhefil mund të jetë alternativa më e mirë. Gjithashtu mund të bëni vetë çaj me xhenxhefilli duke derdhur ujë të valë mbi feta xhenxhefilli dhe mjaltë. Kjo pije mund t’ju lehtësojë stomakun.

Sipas një studimi nga Universiteti i Rochester, departamenti i Rrezatimit të Onkologjis, i cili ka monitoruar efektet e xhenxhefillit të përcaktuara për pacientët që i nënshtrohen kimioterapisë, një e katërta lugë çaji xhenxhefilli ishte efektive në reduktimin e simptomave të përzierjeve deri në 40 për qind.

Supa është një tjetër ushqim i preferuar kur jeni të sëmurë. Nëse shtoni hudhër dhe qepë në supë ato do t’i japin ushqyes të mahnitshëm antimikrobial. Disa mjekë mendojnë se duhet të kufizoni futjen e qumështit kur keni shumë mukus dhe gëlbazë, pra duhet të evitoni supën krem  pule dhe kërpudha, që mund të rëndojë kollitjen.

Mjalti jo vetëm që është i ëmbël dhe i shijshëm, por është shumë i mirë edhe për dhimbjen e fytit. Mjalti është një antimikrobial dhe mund të ndihmojë të vrisni bakteret në anën e pasme të fytit tuaj. Konsumoni një lugë mjaltë ose përziejeni atë në çaj. Çaji i nxehtë dhe mjalti mund t’ju lehtësojnë dhimbjen e fytit. E përzieni atë me çaj xhenxhefilli dhe do të përfitoni një ilaç të shijshëm, qetësues për fytin e irrituar.

Studimi i paraqitur në takimin kombëtar të Shoqërisë Kimike Amerikane (SHDSH), shoqëria më e madhe shkencore në botë, gjeti se mjalti është në gjendje të luftojë infeksionin në mënyra të shumta.

Ushqimi pikant mund të jetë ilaçi i përkryer për të pastruar sinuset tuaja. Plus, shijet e forta janë më të lehta për t’u shijuar në krahasim me ushqimet me shije më të butë.

Karafil. Vaji i karafilit është përdorur shpesh në operacione dentare, kur mjekojmë plagë të hapura në gojë. Kjo është një alternativë e fuqishme, vrasëse e dhimbjes. Ju mund të përdorni këtë erëz natyrore në avantazhin tuaj kur keni dhimbje fyti. Shtoni pluhur karafili në çajin e ngrohtë, kini kujdes me vajin e karafilit pasi mund të irritojë fytin.

Burimi: quiet-corner

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here