Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Shpesh herë keni lexuar se sa i rëndësishëm është mëngjesi për fëmijët. Ja disa ide se si ta përgatisni atë shpejt dhe të shëndetshëm.
Sanduiç me vezë të skuqur
Është e nevojshme:
– 2 vezë
– 2 lugë çaji vaj
– 2 copa buke
– salcë domate (ketchap)
Përgatitja:
Thekeni pak bukën dhe vendosni vezë të skuqura, në të dyja anët hidhini pak salcë domate dhe vendosni fetën tjetër sipër.
Tost francez
Është e nevojshme:
– 6 feta buke
– Gjysëm filxhani qumësht
– 2 vezë
– Një e katërta e një luge çaji sheqer
– Një e katërta luge çaji kanellë
– 1 lugë çaji vaj
Përgatitja
Tek vezët e rrahura shtoni qumësht, sheqer dhe kanellë. Lyeni bukën në të dy anët, dhe piqeni në vaj të nxehtë.
Burimi: http://mumbabymagazine.com/


