Ja çfarë gatimesh dhe ritualesh ka Viti i Ri nëpër botë

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

viti-i-riViti i Ri është një festë që festohet në të gjithë botën. Çdo shtet ka ritualet dhe traditën e tij të gatimit. Nëse në Shqipëri ne kemi traditë të gatuajmë gjelin e detit me përshesh, apo bakllavanë, ja si pritet Viti i Ri në shetetet e tjera:

Greqi: në Greqi gatuhet ëmbëlsirë me monedhë të fshehur brenda. Kujt i bie monedha në pjesën e tij të ëmbëlsirës do të ketë mbarësi për vitin tjetër.

Spanja: ka traditën e 12 kokrrave të rrushit. Ata i fusin 12 kokrra rrush të ëmbël në një shkop dhe i shoqërojnë me shampanjë. Çdo kokërr rrushi simbolizon një muaj të mbarë dhe të ëmbël si vetë fruti i rrushit.

Austri dhe Kubë: mishi më i preferuar është gici i pjekur. Sipas tyre, kjo kafshë simbolizon progresin në të ardhmen.

Skoci: nëse në vendet e tjera shampanja është pija personifikuese e Vitit të Ri, në Skoci është uiski. Sipas tyre nëse një burrë i gjatë, i pashëm, esmer është mysafiri i parë, atëherë do t’ju shkojë viti mbarë.

Suedi dhe Norvegji: për natën e Vitit të Ri është traditë të gatuhet puding me oriz, me një kokërr bajame brenda. Personit që i bie bajamja në pjatë do t’i ecë viti mbarë.

Burimi: Natural World

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera