Ja çfarë i bën trupit ky përbërës “magjik”!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

perberesiXhenxhefilli ka nivele të larta fitokimikate me efekte shëruese. Bima përmban kurkuminë, disa antioksidant të fuqishëm dhe unik duke përfshirë gingerol, shogaol dhe zingerone. Ginger-rrënja ka minerale si kalcium, magnesium, sulfur, fosfor, potasium, hekur, baker, mangan, vajra volatile, vitamina B6, C, A, sasi të vogël të acidit pantoten, niacinit, etj. Disa nga vetite mjekësore të xhinxherit të njohura janë: antiemetik, antifungal, anti-inflamator, antiseptik, antiviral, antibakterial,  analgesik, stimulues i qarkullimit, antifryrje, rrit fluksin e gjakut, relakson enët periferike të gjakut, përdoret si ilaç qetesues, si anticancer , antioksidant , aromantik, afrodisiak, relaksues për muskujt. Për më tepër, xhenxhefilli mund të përtypet, për të ndaluar të vjellat.

Në 100g xhenxhefill ka përafërsisht 1.82 g proteina, 0.75 g yndyrë, 18g karbohidrate, 80 kilo-kalori. Kjo bimë është një ilaç i shkëlqyeshëm kundër mundimit, dhimbjeve në stomak, dhimbjes së dhëmbëve, përdoret gjithashtu për sëmundjet e zëmrës.

Bima përshpejton metabolizmin, ndihmon gjatë përpunimit të mishit dhe qumështit në organizëm , ndihmon punën e mëlçisë, pra përdoret edhe për heqjen e helmeve nga organizmi.

Diabetikët këshillohen të pinë ujë me xhenxhefill në mëngjes në stomak bosh, për të rregulluar nivelet e glukozës në gjak.

Nëse përzieni shafranin e Indisë dhe xhenxhefillin në një paste natyrore, ju mund të trajtoni tensionet muskulore duke fërkuar atë pjesë të trupit që ju dhemb, dy herë në ditë. Megjithatë, këto janë vetëm disa nga përdorimet e xhenxhefillit.

Xhenxhefilli zvogëlon simptomat e kollës dhe dhimbjet e fytit.

Rrit qarkullimin e gjakut: Shtrydhni lëngun prej 50g xhenxhefilli dhe shtojeni atë në ujë të nxehtë 4-5l. Pastaj, lagni një leckë dhe aplikojeni atë në zonat problematike të trupit.

Kuron dhimbjet e kokës: Kombinimi i xhenxhefillit, karamele mente dhe piperit të kuq mund të bëjë mrekulli në rastin e dhimbjes së kokës, ose migrenës të padurueshme. Përgatitja e saj është e thjeshtë: në një tenxhere me ujë të valë, shtoni një lugë çaji mente të thata, një majë luge piper të kuq dhe disa feta xhenxhefill.

Burimi: http://www.healthyfoodhouse.com/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit