Ja çfarë i shkakton trupit aspirina

Megjithëse jeni mësuar që për çdo dhimbje apo problem që mund t’ju ndodhë në organizëm të përdorni aspirinë duhet të jeni të vetëdijëshëm që ashtu si të gjitha ilaçet edhe aspirina ka efekte anësore. Aspirina është një ilaç që mund të përdoret dhe pa rekomandimin e mjekut, por duhet të keni kujdes në përdorimin e saj.

aspirina ilaceNëse keni vrarë gishtin apo ndonjë pjesë trupi është e vërtetë që aspirina mund t’ju lehtësojë dhimbjet, por pas përdorimit të aspirinës plaga do të zgjasë më shumë dhe do të kërkojë kohë shtesë për t’u shëruar. Aspirina ka efekte tronditëse në stomak, sidomos kur përdoret para ushqimit dhe në doza të mëdha.

Pavarësisht se aspirina përdoret edhe për fëmijët, pa rekomandimin e mjekut, për sëmundjet e tilla si gripi, temperatura e lartë, lia e dhenve apo sëmundje të tjera virale, përdorimi i tepërt i saj mund të shkaktojë një problem potencialisht vdekjeprurës që quhet “sindroma e Reye”.

Aspirina ndryshon mënyrën e funksionimit të veshkave, mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje, dhe mund të ketë efekte shumë të rrezikshme nëse përdoret në doza të mëdha.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Angazhimi vullnetar në Pukë, si u mbrojt një familje nga rreziku i zjarreve në pyje
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm