Ja çfarë ju ndodh nëse nuk merrni mjaftueshëm magnez!

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Magnezi është parësor për shëndetin e muskujve, trurit dhe zemrës. Ai luan një rol shumë të rëndësishëm në funksionin fiziologjik dhe merr pjesë në qindra procese biokimike. Mënyra më e mirë për t’u siguruar se po merrni mjaftueshëm magnez është të konsumoni ushqime të pasura me vlera të shumta ushqyese, si  drithërat, frutat e thata, bishtajoret dhe perime.magnez

Nëse nuk merrni mjaftueshëm magnez, do të shfaqen këto probleme shëndetësore tek ju:

Mund të rritet tensioni i gjakut – Një dietë e vakët me magnez mund të shkaktojë hipertension, ose tension të lartë të gjakut. Magnezi ndihmon në mbajtjen në nivelet e duhura të kaliumit dhe kalciumit (mineralet kryesore për kontrollin e presionit të gjakut) brenda qelizave.

Mund të keni ngërçe muskulore dhe dridhje – Mungesa e tepërt e magnezit mund të shkaktojë ngërç, mpirje apo dhimbje të muskujve, duke qenë se ky mineral ka një rol shumë të rëndësishëm tek muskujt dhe funksioni nervor.

Mund të keni dhimbje koke – Ka prova që vërtetojnë se njerëzit që vuajnë nga migrena kanë mungesë të tepruar të magnezit.

Mund të prekeni nga osteoporoza – Studime të ndryshme kanë treguar se mungesa e tepruar e magnezit çon në shfaqjen e osteoporozës dhe thyerjen e kockave.

Burimi: Prevention Magazine / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj