Kryefaqja Box 1 Ja çfarë ndodh me trupin nëse e mbani jashtëqitjen

Ja çfarë ndodh me trupin nëse e mbani jashtëqitjen

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Sforcimi i trupit për të mbajtur jashtëqitjen, pasi nuk je në vendin e duhur për t’u shkarkuar, nuk sjell vetëm parehati por është edhe i dëmshëm për shëndetin. Megjithatë, ka raste kur jemi të detyruar që ta mbajmë jashtëqitjen (kur jemi në ndonjë takim ose udhëtim) edhe pse na zë ngushtë.

Më poshtë do të lexoni çfarë ndodh me organizmin nëse ju sforcoheni të mbani jashtëqitjen.

Kur duhet të shkoni në tualet…

“Kur jashtëqitja arrin në pjesët e rektumit, mund t’ju dërgojë sinjale që është koha të shkoni në tualet për t’u shkarkuar. Nuk ka një kohë të përcaktuar saktë për të, megjithatë nevoja për t’u jashtëqitur lind më shpesh pas ngrënies ose pasi keni pirë kafe, duke qenë se kafeina tek kafja shërben si një stimulues i brendshëm që ndihmon në sistemin tretës.

Pas dy orësh…

Është shumë e vështirë të mbash jashtëqitjen. Duhet të tendosni të gjitha muskujt. Në orët e para mund të ndieni fryrje dhe dhimbje në pjesën abdominale.

Pas gjashtë orësh…

Me kalimin e kohës fillon të largohet ajo nevoja urgjente për t’u jashtëqitur, por jo sepse jashtëqitja është zhdukur si me magji, por sepse keni filluar të zini kaps.

Pas 12 orësh…

Sa më gjatë të qëndrojë jashtëqitja, aq më e vështirë është dalja e saj. Në këtë rast mund të keni fryrje të barkut 0 presioni është aq i madh sa nuk mund ta dobësoni barkun edhe nëse sforcoheni. Ndërkohë që jashtëqitja forcohet në zorrë, bëhet edhe më e vështirë dalja e tij kur të shkoni në tualet. Mund të keni tendosje të muskujve të rektumit, gjakderdhje, dhe disa pika lot në faqe.

Nëse vazhdoni ta mbani jashtëqitjen…

Nuk kemi dëgjuar ndonjë rast të vdekjes nga mbajtja e jashtëqitjes, të paktën deri tani. Megjithatë, nëse e mbani jashtëqitjen për një kohë të gjatë, do t’ju dhen laksativë më pas që të dilni jashtë. Prandaj, shkoni në tualet kur ua kërkon trupi. Nëse nuk mundeni menjëherë të shkoni në tualet, i jepni atij prioritet në orët në vazhdim.

Burimi: Prevention/ Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here