Ja çfarë ndodh nëse mbështillni këmbën me qepë dhe qese plastike

“Veshja” e këmbës me qepë është një ilaç popullor që është përdorur që në kohën e gjyshërve tanë për të trajtuar një sërë sëmundjesh kur nuk kishin mjete mjekësore në shtëpi. Ky trajtim është i duhur për pastrimin e trupit, stimulimin e qarkullimit të gjakut, luftimin e gripit dhe ftohjet e zakonshme ose thjesht për përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

kembe me qepeKy lloj trajtimi kërkon përdorimin e disa sendeve, si: një qepë të prerë në rrathë, një qese mbështjellëse (qese kuzhine) dhe çorape leshi të ngrohta.

Metoda: prisni qepët në rrathë të hollë dhe lërini disa minuta në një enë, në mënyrë që të nxjerrin lëngun e tyre. Vendosni copat e qepës në këmbë dhe mbështillini me qese kuzhine, pastaj vishni çorapet. Mbajeni qepën gjithë natën, në mëngjes shpëlajini këmbët me ujë të ftohtë.

Gjëja e parë që do të vini re të nesërmen në mëngjes pas aplikimit të kësaj metode, do të jetë përmirësimi i qarkullimit të gjakut. Këtë gjë do ta vënë edhe më shumë re personat që vuajnë nga diabeti apo tensioni i lartë i gjakut.

Këtë metodë nuk është e thënë ta përdorin vetëm personat që vuajnë nga sëmundje të caktuara, por edhe njerëzit e shëndetshëm, sepse kjo mund të quhet një masë parandaluese ndaj gripit dhe të ftohurës, sidomos në këtë periudhë që vjen stina e dimrit dhe këto sëmundje janë të pranishme.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!