Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: Blertina Koka
Karota është një nga perimet më të pasura me lëndë ushqyese shumë të rëndësishme për trupi. Ajo përmban vitamina, minerale, fosfor, kalium, lëndë ushqyese këto që ndihmojnë në forcimin e kockave, sistemit imunitar, shikimit, kujtesës etj.
Më shumë se të shijshme, karotat janë të shëndetshme dhe kuruese të sëmundjeve të ndryshme. Një lëng karote në ditë do t’ju sjellë këto përfitime shëndetësore:
Ndihmon me tretjen – Kur pini një gotë me lëng karote, trupi stimulon sekretimin e lëndëve tretëse, kështu ai arrin të marrë të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për trupin. Përveç se furnizon trupin me baktere të mira, përmbajtja e fibrës e karotës monitoron bakterin e keq në trup, duke e mbajtur nën kontroll.
Përmirëson shikimin – Që fëmijë na kanë mësuar që të konsumojmë karota për të përmirësuar shikimin. Kjo në fakt është shumë e vërtetë. Karotat përmbajnë lutein dhe beta-karotene, të cilat mbrojnë retinën. Është shumë e rëndësishme që të mbrohen sytë, sidomos në ditët e sotme, ku sytë e të gjithë njerëzve janë para ekraneve të pajisjeve teknologjike, si telefon, kompjuter, televizor etj. Bëjuni syve një favor dhe pini lëng karote çdo ditë. Sytë do t’ju jenë shumë mirënjohës.
Rregullon nivelin e sheqerit në gjak – Nuk duhet të frikësoheni se shija e ëmbël e lëngut të karotës do t’ju rrisë nivelin e sheqerit në gjak. Lëngu i karotës është i mbushur me karotenoide, pigmente këto të pasura me veti antioksiduese që mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak dhe e ulin kur është nevoja.
Lëkurë të shëndetshme – Vitamian A vepron si një mburojë e lëkurës, ajo e mbron nga qelizat e dëmtuara të lëkurës, did he e mban atë të hidratuar. Lëngu i karotës është një nga burimet më të mira të kësaj vitamine, si dhe është shumë efektive në trajtimin e problemeve të ndryshme me lëkurën. Shmangni daljen e parakohshme të rrudhave duke konsumuar lëng karote çdo ditë.
Parandalon kancerin – Lëngu i karotës është i pasur me karotenoide, të cilat kanë veti antioksiduese dhe parandalojnë formimin e qelizave kancerogjene. Karotenoidet janë të mira për luftimin e kancerit të zorrës, të fshikëzës, mitrës dhe laringut.
Ul nivelin e kolesterolit të keq – Lëngu i karotës është një burim i mirë i kaliumit, i cili njihet për vetitë e tij të uljes së nivelit të kolesterolit të keq. Fibrat e shëndetshme që gjendet tek lëngu i karotës janë të mira gjithashtu për sistemin kardiovaskular.
Në këtë pikë mendojmë që jeni të bindur se duhet të konsumoni patjetër lëng karote. Më poshtë do të gjeni disa receta si mund të përgatisni lëng karote të freskët.
Lëng me karotë dhe mollë
Përbërësit:
1 mollë
2-3 karota të qëruara
1 xhenxhefil (sipas dëshirës)
Hidhni të gjithë përbërësit në shtrydhëse. Shtrydhini mire derisa të formohet lëngu. Konsumojeni atë të freskët.
Lëng me perime të freskëta
Përbërësit:
- 3-4 karota të qëruara
- ½ kastravec
- ½ mollë, sipas dëshirës
- 2 gjethe sallatë jeshile
- 1 rrënjë xhenxhefil
- 1 limon të qëruar
Pasi t’i keni qëruar të gjithë përbërësit, hidhini në një shtrydhëse dhe shtrydhini mirë. Konsumojeni pijen të freskët dhe me ngadalë.
Ju sugjerojmë që të blini karota organike, duke qenë se nuk kanë substanca kimike që mund të dëmtojnë trupin.
Burimi: Wellnessbin / https://shendeti.com.al/


