Përgatiti për: www.shendeti.com.al
Shpesh mungesa e vitaminave të nevojshme në trup mund të bëhen shkaqet e sëmundjeve autoimune, të cilat shkaktojnë siklet dhe dhimbje. Ajo çfarë duhet të bëjmë është t’i vendosim nën kontroll ose të ndjekim një mënyrë jetese të shëndetshme duke përfshirë ushtrimet dhe dietën rigoroze. Kjo recetë me ananas do t’ju ndihmojë të lehtësoni dhe të qetësoni dhimbjen që shkaktohet nga athriti , duke reduktuar simptomat në maksimum.
Shkaqet e e prekjes nga athriti janë më të larta (pothuajse dyfish) tek njerëzit me obezitet, si dhe tek njerëzit që konsumojnë alkool.
Për të gjithë ata që nuk kanë ndonjë alternativë tjetër përveçse të marrin ilaçe, ky lëng natyral është gati t’ju ndryshojë pak perspektivën.
Ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis dietës tuaj dhe shëndetit. Për këtë arsye, përbërësit aktiv që kjo pije përmban, do të zvogëlojnë dhimbjen dhe inflamacionin, të shkaktuara nga arthriti. Çdo përbërës do të japë kontributin e vet në procesin e shërimit.
Përbërësit:
- Ananas
- Shafran i Indisë
- Xhenxhefill
Ananasi është një nga përbërësit më të rëndësishme të kësaj pije. Kjo sepse përmban bromelain cila është një enzimë anti-inflamatore dhe natyrale. Bromelain vepron mbi hormonet që janë përgjegjëse në procesin e ënjtjes duke dhënë një kontribut të madh në këtë proces.
Kjo pije këshillohet të konsumohet një herë në ditë (zakonisht pas vaktit të drekës) derisa të vini re përmirësime. Gjithashtu konsultimi me mjekun përpara konsumimit të kësaj pije është i nevojshëm.
Burimi: bestherbalhealth


