Ja çfarë të bëni për të pasur frymëmarrje të freskët

Evitoni frymëmarrjen me gojë: frymëmarrja me gojë mund të zhdukë pështymën, e cila ndikon në tharjen e gojës. Një studim i vitit 2015 në Gjermani  gjeti se të qëndruarit të hidratuar gjatë gjithë kohës ju ndihmon të keni frymëmarrje të freskët.

frymemarrjeKini kujdes nga ushqime si: hudhër, qepë, lulelakër, lakër. Edhe pse aroma e këtyre ushqimeve mund të zhduket, pas disa orësh mund të kthehet përsëri, thotë Xhon Gribiç, dentist në Nju Jork.

Përpiquni të hani gjatë gjithë ditës: nëse nuk hani, nuk do të prodhohet shumë pështymë. Pështyma është një faktor i rëndësishëm për të ndihmuar ushqimin të kalojë në stomak pa qëndruar shumë kohë në gojë.

Evitoni duhanin: pirja e duhanit ndikon në tharjen e gojës, gjë që shkakton frymën e keqe, sipas një studimi të vitit 2004 nga hulumtuesit në Hong Kong.

Evitoni alkoolin: një studim i vitit 2007 nga hulumtuesit në Izrael doli në përfundimet  se pirja e alkoolit është e lidhur me erën e keqe të gojës. Autorët e studimit dyshojnë se alkooli jo vetëm që bën të thahet goja e një personi, por shkakton një erë jo të këndshme. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: http://www.health.com/health/gallery/0,,20954579_12,00.html

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit