Ja çfarë të bëni për të trajtuar muskujt e ngrira të qafës! (video)

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

qafa tNëse vuani nga ngrirja e muskujve të qafës, jeni të vetëdijshëm se ky problem mund të ndikojë edhe në aktivitetet e përditshme.

Dhimbja e qafës sot është shumë e përhapur. Pozicionet jo të përshtatshme të qëndrimit në këmbë apo ulur, mbajtja e takave të larta, artrozat apo tensionet nervore, ekspozimi në një ambient tepër të ftohtë  janë të gjitha motive që shkaktojnë dhimbje në këtë pjesë të trupit si dhe ngrirje të muskujve të qafës.

Duhet të jeni të kujdesshëm gjatë ditës për gjëra të vogla që kanë lidhje me pozicionet e qafës, mund të shmangni një pjesë të mirë të dhimbjeve të shkaktuara pikërisht nga ky shkak. Shprehja e vjetër “shpatullat prapa dhe gjoksin jashtë” është tepër e vl;efshme në këtë rast. Duhet treguar kujdes i veçantë në zgjedhjen e karriges së përshtatshme. Karrigia e atij që kalon shumë kohë ulur duhet të jetë e tipit që të rregullojë gjatësinë. Këmbët duhet të qëndrojnë të mbështetura në dysheme dhe kurrizi të jetë i mbështetur në karrige.

Duhet të tregoni kujdes me pozicionet e qafës në mënyrë që të parandaloni ngrirjen e muskujve:
– Mbani një qëndrim të përshtatshëm
– Shpatullat prapa dhe gjoksin jashtë
– Zgjidhni karrigen e përshtatshme
– Këmbët duhet të qëndrojnë të mbështetura në dysheme
– Kurrizi duhet mbështetur në karrige
– Kujdesuni për pozicionin e kolonës vertebrale
– Bëni ushtrime të vogla të përditshme

Video e mëposhtme jep një shpjegim të plotë të mekanizmit të këtij problemi, si dhe ofron disa metoda të shkëlqyera që do t’ju ndihmojnë të qetësoni  dhimbjen, në vetëm 90 sekonda!

 

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut