Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Hithra zakonisht është përdorur si një ilaç për pastrimin e gjakut, kundër humbjes së flokëve, reumatizmës, etheve, urinimit të tepruar, tuberkulozi, bronkiti, sëmundjet e nyjeve, gurët në veshka, shëruese për plagët, aneminë, ulcerat, pagjumësinë dhe nervozizmin.
Ajo është jashtëzakonisht e pasur me substanca të dobishme: proteina, karbohidrate, yndyrna, kalcium, fosfor, hekur, vitamina C, A, B2 dhe K, Karotene, si dhe acid pantothenik.
Çaj Hithër është një zgjidhje e shkëlqyer e natyrshme për kollitjen, pastron mëlçisë, stomakun dhe zorrët, dhe është ilaç i dobishëm kundër anemisë, etheve, hepatitit dhe malaries.
Në kombinim me bimë të tjera, ajo shëron ulçerën e stomakut pastron gjakun, lehtëson tretjen, ul ankthin dhe pagjumësinë.
Ekzistojnë disa receta efikase lidhur me përdorimin e hidhrës. Një prej tyre është dhe ajo me kombinim hithër – verë e bardhë!
- 250 ml verë e bardhë
- 250 gram hithra
- 1 lugë gjelle mjaltë
Vendosni të gjithë përbërësit në një enë. Mbulojeni atë dhe lereni të qëndrojë ashtu për 12 deri në 16 orë. Përziejeni dhe mbajeni në një shishe të mbyllur.
Merrni 1 lugë gjelle, 30 minuta para vaktit të mëngjesit ose të drekës.
Burimi: goodmorningcenter / shendeti.com.al


