Ja cilat janë shkaqet e mëlçisë së dhjamosur dhe mënyra natyrale për ta kuruar atë

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

E kemi thënë disa herë që mëlçia është një nga organet më të rëndësishme të trupit sepse ajo është përgjegjëse për filtrimin deh përpunimin e gjakut. Ky organ kryen funksione të rëndësishme në trup. Ajo pastron trupin nga substancat e rrezikshme, prodhon proteina për koagulim të gjakut, rregullon nivelin e sheqerit në gjak, kontrollon prodhimin e enzimave të rëndësishme etj. Por nëse mëlçia fillon të dhjamoset atëherë ajo nuk është e aftë të kryejë këto funksione dhe sjell çrregullim në proceset metabolike, gjë e cila con në akumulimin e yndyrës në organe dhe arterie, rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës etj.

melci e dhjamosurJa shkaktarët që çojnë në akumulimin e yndyrës në mëlçi:

Çrregullimet e metabolizmit

Përdorimi i shpeshtë dhe i tepërt i alkoolit

Mangësitë e disa enzimave

Mungesa e proteinave në dietën e përditshme

Ekspozimi ndaj kimikateve

Parandalimi i dhjamosjes së mëlçisë fillon që nga dieta e shëndetshme, e pasur me fruta, perime, fibra, proteina etj. Konsumoni produkte të tilla si hirra dhe ushqime të pasura me minerale të tilla si magnez, fosfor, kalcium, kalium, proteina, vitamina, aminoacide etj. Hirra është një nga produktet më të mira që ndihmon në shmangien e dhjamosjes së mëlçisë. Për të tepër ajo është shumë e mirë në parandalimin e sulmeve të zemrës, parandalon hpertensionin, rrit sistemin imunitar, kontrollon nivelin e kolesterolit etj./ Burimi: healthylifestylebase.com

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?