Ja cilat janë ushqimet me pak kalori që duhet të ndodhen në shtëpinë tuaj

Përgatiti për “Shendet+”: Elena Beta

pak kaloriProcesi i humbjes së peshës përfshin dy gjëra: konsumimi i më pak kalorive ose djegia e më shumë kalorive. Ja cilat janë disa nga ushqimet që duhet të ndodhen në kuzhinën e atyre që synojnë të ushqehen shëndetshëm dhe të humbin disa kile.

Gjethe selino: janë të larta në ujë dhe shërbejnë për të mbajtur trupin tuaj të hidratuar. Dy gjethe mëdha selino përmbajnë vetëm 15 kalori. Mund ta shtoni në sallatë, supa apo receta të tjera.

Lulelakër: është një tjetër ushqim e shijshëm dhe i ulët në kalori. Një lulelakër përmban vetëm 3 kalori.

Lakër jeshile: Konsumimi i lakrës jeshile është një tjetër mënyrë e mirë për të përfshirë sasi të mëdha të vitaminave A dhe C në dietën tuaj, kështu që mos e shmangni këtë perim nga dieta juaj. Një filxhan me lakër jeshile të copëtuar përmban vetëm 34 kalori. Mund ta përfshini në çdo sallatë, ose ta konsumoni si meze të lehtë gjatë gjithë ditës.

Kastraveci: është gjithashtu pjesë e këtij grupi, pasi një filxhan me feta kastraveci përmban 16 kalori. Disa copa kastraveca mund t’i lagni në uthull molle dhe t’i konsumoni.

Lakra: është konsideruar si një ushqim me kalori të ulët dhe i lartë në fibra. Studimet kanë treguar se është tepër efektive në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Një fletë e madhe lakër papërpunuar përmban vetëm 4 kalori.

Burimi: http://www.healthyrecipesplan.com/

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë