Ja cilat mbushje dentare përmbajnë mërkur dhe rezultojnë të rrezikshme për shëndetin

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Sipas një studimi të bërë, proçedurat konvencionale në stomatologji mund të kontribuojnë në lodhje kronike, paqëndrueshmëri emocionale, depresion, sklerozë të shumëfishtë, defekte në lindje, sëmundjen Alzheimer etj. Disa nga mbushjet dentare, si për shembull argjendi (amalgama) mund të përmbajnë rreth 54% mërkur dhe ta mendoni që njerëzit i kanë mbajtur dhe i mbajnë në gojë këto mbushje për më shumë se një dekadë. Shumë dentistë dhe OBSH-ja i kanë mohuar pretendimet që tregojnë rrezikshmërinë e këtyre mbushjeve.

mbushje dentareDr Hal Huggins është ndër të parët që bëri një rezultim të tillë. Ai tha se një sasi e vogël mërkuri në trupin e njeriut mund të rezultojë e rrezikshme. Për të shpjeguar teorinë e tij, ai dha shembullin e një eksperimenti ku përfshiu qelizat vezë. Kur qelizat vezë ranë në kontakt me mërkurin, qelizat nuk arritën dot në mitër edhe pse fekondimi ishte efektiv. Huggins pretendonte se zhiva në zgavrën e gojës lëshonte gazra 24 orë në ditë edhe ky mund të ishte shkaku i sëmundjeve të rrezikshme për jetën. Thuhet se pas publikimit të studimit të tij dr Huggins u shkarkua nga detyra, por propogandën e tij e vazhdoi duke thënë “hiqni mbushjet e argjendit dhe shëroni veten”.

Mbushjet e argjendit (silver , amalagama) janë përdorur për herë të parë në vitin 1800 në Francë dhe vazhdojne te përdoren edhe sot. Prodhimi i tyre ka kosto të lirë dhe shumë njerëz i përdorin.

Burimi: lifestyle.com

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj