Ja cilat sëmundje kuron lakra turshi!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

laker eLakër turshi, apo lakër e thartë, ka përfitime të shumta shëndetësore të cilat janë provuar shkencërisht, dhe më e rëndësishmja prej tyre është se ajo përmirëson tretjen dhe parandalon kancerin, goditjet dhe sëmundjet në zemër.

Këto janë disa nga vetitë më të rëndësishme të lakrës turshi:

Është e pasur me probiotikë: Lakra turshi ka veti probiotike. Fermentimi natyror siguron bakteret e mira në sistemin e tretjes. Këshillohet të hani lakër turshi pas terapisë me antibiotikë, në mënyrë që të rivendosni bakteret e shëndetshme në zorrë.

E lartë në vitamina C: Detarët konsumonin vazhdimisht lakër turshi gjatë udhëtimeve të tyre, për shkak të faktit se ajo është e pasur me vitaminë C, dhe pengon zhvillimin e ekzemave që shkaktohen nga mangësia e vitaminës C.

Humbje peshe: Një studim ka treguar se konsumi i ushqimeve të fermentuara, të tilla si lakër turshi, është i dobishëm në procesin e humbjes së peshës, sidomos në zonën e belit. Në veçanti, fermentimi i lakrës trajton proceset inflamatore dhe parandalon obezitetin.

Parandalon Kancerin: lakra turshi parandalon kancerin në mënyrë efektive, për shkak të përbërësve të mëposhtëm:

Flavonoide- Lakër turshi përmban flavonoide të cilat parandalojnë dëmtimin dhe ngushtimin e arterieve. Glucosinolate – Ky përbërës i lakrës stimulon aktivizimin e enzimave natyrore antioksidante në trup.

Promovon shëndetin e zemrës: Lakra turshi është e lartë në fibra, të cilat përmirësojnë tretjen,  nxisin trurin dhe shëndetin e zemrës. Fibrat gjithashtu ofrojnë avantazhe të tjera, të tilla si:

Ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës ose goditjeve në tru:

Ulin e rrezikun e arteriosklerozës

Reduktojnë(LDL) nivelet e kolesterolit të keq

Burimi: http://www.healthyfoodhouse.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit