Ja cilat ushqime shkaktojnë gurë në veshka

Për gazetën “Shëndet+”, mjekja nefrologe Anduela Mjeshtri

Rasti i ushqyerjes është specifik te çdo pacient, sipas përbërjes së gurëve që ata prodhojnë. Në gurët e formuar nga acidi urik nuk këshillohet përdorimi i ushqimeve të pasura me purinë, si për shembull: ngjalat, açuget, sardelet, mëlçia, truri, zemra, gure ne veshkamishi i patës dhe pëllumbit.

Në rastin e gurëve të formuar nga kalciumi aktualisht nuk këshillohet një dietë me përmbajtje të ulët kalciumi, por këshillohen dieta të pasura me fibra. Duhen evituar në këtë rast edhe ushqimet me përbërje të lartë të osalatit, si p.sh.: spinaq, çokollatë, coca cola etj.

Në rastin kur gurët janë të formuar nga cistina duhet të ulim sa më shumë përdorimin e ushqimeve të pasur me metioninë, si p.sh. vezë, mish viçi dhe derri, frutat e thata dhe qumështin e lopës. Parimi kryesor për parandalimin e formimit të gurëve në veshka, është ai i konsumimit të ushqimeve me pak kripë.

(Shkrimin e plotë për gurët në veshka e gjeni në numrin e 23 nëntorit të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?