Shumë njerëz kanë probleme të frymëmarrjes që mund të ndikojnë në sëmundje të tilla si bronkit kronik, rinitit dhe asmë, e cila është më e zakonshmja. Shumllojshmëria e simptomave si kollitja, gripi dhe ftohja kronike, problemet e frymëmarrjes, pikimi i hundës, fyti i thatë, janë vetëm disa nga “paralajmëruesit” e astmës.
Ekzistojnë edhe disa faktorë të tjerë “të fshehur” që nuk kuptohen lehtë që vijnë si pasojë e astmës:
Alergjia ndaj ushqimeve dhe ndjeshmëritë: alergjia mund të bëhet e rrezikshme sepse bllokon rrugët e frymëmarrjes dhe shkakton shtrëngime që e bëjnë të vështirë të marrësh frymë. Studimet tregojnë se këto simptoma kanë treguar në 72% të rasteve që njerëzit kishin alergji apo ndjeshmëri ndaj ushqimeve, vuanin nga astma. Alergjitë ushqimore më të zakonshme janë tek arra, kikirikët, soja, peshku, midhjet, produktet e qumështit, agrumet etj.
Kripa: sasia e lartë e kripës rrit reaktivitetin bronkial të histaminës.
Hipoklorhidria: është e lidhur me mungesën e aciditetit në stomak. Sipas një studimi ku ishin përfshirë 200 fëmijë astmatikë, u zbulua se rreth 80% e tyre kishin nivele të ulëta aciditeti në stomak. Kjo gjë shkakton gjithashtu inflamacionin e zorrëve, problemeve me stomakun dhe probleme me frymëmarrjen.
Luhatja hormonale: nivelet e ulëta të estrogjenit dhe progesteronit mund të shkaktojnë ngushtim në rrugët e frymëmarrjes.
Ndotja e mjedisit:ekspozimi ndaj mjediseve të ndotura i bën njerëzit më të ndjeshëm ndaj alergjisë. Kimikatet që thithen, pluhurat, poleni bimor, myku janë vetëm disa nga faktorët që ndikojnë në përkeqësimin e organizmit të njeriut.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


