Nga Daniela Burnazi
Një nga shkaktarët kryesore të zbokthit është psoriaza. Në këtë postim do t’ju paraqesim disa mënyra se si t’i trajtoni problemet e zbokthit dhe psoriazës.
Bëni disa ndryshime në stilin e jetesës:
- Menaxhoni stresin
- Shmangni përdorimin e shampoove me përbërës të ashpër dhe me kimikate
- Lajini flokët shpesh
Nëse kjo gjendje vazhdon për një kohë të gjatë dhe ju shkakton kruarje të forta dhe të vazhdueshme duhet të konsultoheni patjetër me një dermatolog.
Nëse zbokthi është i butë dhe sipërfaqësor :
- Krihuni me një krëhër të imët që të hiqni “luspat” e zbokthit nga koka
- Përdorni shampoo kundra zbokthit
- Përdorni acid salalicilik për heqjen e qelizave të tepërta në lëkurën e kokës. Vaji Tea Tree ka veti anti fungale dhe anti bakteriale. Hidhni 5 pika në shampoon tuaj.
- Lajeni kokën 3 herë në javë.
Burimi: Health News Today