Ja disa mënyra shumë efektive dhe të pazakonta të përdorimit të hudhrës

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Hudhra është konsideruar si një nga ushqimet “mrekulli” për shkak të elementeve ushqyese dhe kuruese që mbart. Ajo është konsideruar gjithashtu si një nga antibiotikët më të fuqishëm natyral, që është e aftë të trajtojë edhe disa kushte shëndetësore.

Në këtë postim do t’ju paraqesim disa mënyra alternative të përdorjes së hudhrës, jashtë kuzhinës:

perdorime te hudhresPastron fytyrën: shumica e kremërave dhe sapunëve me efekt pastrues të fytyrës përmbajnë kimikate dhe shkaktojnë irritim të saj. Pastrimi i fytyrës, sidomos akneve, puçrave me hudhër do të ishte një alternativë e mirë dhe e sigurtë. Hudhra përmban allicinë, element i cili ka veti anti-bakteriale, anti-fungale, anti-virale dhe vepron si një pastrues shumë i mirë për fytyrën. Priteni një thelb hudhër në dy pjesë dhe aplikojeni në fytyrë. Mbajeni për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Trajton kallot dhe kërpudhat tek këmbët:  revista “The New York Times” rekomandon që të mbani këmbët në një legen me ujë të ngrohtë ku të keni grimcuar 2-3 thelpinj hudhre. Më pas me anë të një lime të lyer me vaj ulliri hiqni kallot dhe kërpudhat.

Lehtëson dhimbjet e dhëmbit: vendosni një copë hudhër në dhëmbin që ju dhemb dhe mbajeni derisa dhimbja t’ju jetë reduktuar.

Ndalon infeksionin e veshëve: siç e përmendëm edhe më sipër, hudhra ka veti antiboitike. Me anë të një pambuku lyeni veshin me pak lëng hudhre, kjo mënyrë lufton infeksionet.

Redukton ënjtjen dhe skuqjen: nëse jeni vrarë apo keni ndonjë lëndim të lehtë, aplikoni pak lëng hudhre në atë zonë. Hudhra do të reduktojë ënjtjen dhe skuqjen dhe do të parandalojë infektimin e zonës përreth.

Mbron bimët nga insektet apo dëmtuesit e tjerë: në një shishe sprucuese hidhni ujë dhe disa thelpinj hudhre të grimcuara. Spruconi ujin mbi bimë dhe insektet do të qëndrojnë larg.

Mund të kapni peshk: disa peshkatarë mendojnë se vendosin një thelb hudhër për të kapur peshk. Nëse peshkimi është hobi juaj përdoreni këtë metodë.

Burimi: Healthy & Natural World

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit