Ja disa nga vlerat e dardhave që kultivohen në vendin tonë

Dardhat shqiptare kultivohen gjerësisht gati në të gjithë vendin.

Sipas burimeve të AgroWeb.org, Përmeti, Pogradeci, Dibra, Korça, Vlora, Lushnja, Fieri, jo vetëm që janë prodhues shumë të njohur të këtyre frutave, por edhe përpunues të reçelrave dhe nënprodukteve të tjera cilësore.

Dardha konsumohet si frut i freskët, por shumë zona të Shqipërisë kanë specialitetet e tyre në të cilat dardhat përdoren të thara dhe të përpunuara.Me dardhat bëhen lëngje të ndryshme, komposto, reçel, marmelatë, si edhe fermentohen dhe më pas përftohet një nga rakitë më të mira shqiptare, rakia e dardhës.Por edhe komposto e dardhës së zier me kanellë dhe farat e karafilit të egër, kur shërbehet e ftohtë akull gjatë vapës së verës është një mrekulli më vete.Përveç shijes së mrekullueshme dhe aromës së veçantë, dardhat janë ndër frutat më të ushqyeshme.

Vlerat e Dardhave

Për muskujt dhe nervat

Lëngu i dardhës është një burim i mirë i bakrit, një mineral që është pjesë përbërëse e melaninës, pigmenti i cili i jep lëkurës dhe flokëve ngjyrën përkatëse dhe që i mbron ato nga dielli.Ky mineral së bashku me Vitaminat B1 dhe B2 ushqen sistemin nervor dhe ndihmon funksionet e nervave dhe muskujve.Një gotë me lëng dardhë ofron 243 nga 900 mikrogramë bakër që ju nevojiten në ditë ose më shumë se 132 mikrogramë bakër që gjenden tek dardha e plotë.

Ul kolesterolin

Përmbajtja e lartë e pektinës në frutin e dardhës ndihmon për të ulur nivelin e kolesterolit.Lufton problemet e tretjes – Pirja e lëngut të dardhës ndihmon gjithashtu edhe në lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës.Shërben veçanërisht kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.

Ndihmon në parandalimin e diabetit

Dardha ka përmbajtje të lartë fibre, vitamina B2 , C, E. Përmban bakër dhe kalium si dhe sasira më të larta se molla në pektin.Sipas ekspertëve të AgroËeb.org, konsumimi i dardhave mban të ulët sasinë e sheqerit në gjak dhe përmbajtja e lartë e fibrës ndihmon në parandalimin e shfaqjes së diabetit.Antioksidantët që përmban dardha ndihmojnë gjithashtu edhe në uljen e tensionit të gjakut si dhe goditjeve në tru.

Rrit imunitetin dhe ul temperaturën

Kur të zë gripi ose kur ke temperaturë të lartë, AgroWeb.org tregon se pirja e një gote me lëng dardhe ndihmon në rritjen e imunitetit dhe ul temperaturën. Lëngu i dardhës ndihmon gjithashtu në qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.

Lëngu i dardhës i bën mirë kockave 

Lëngu i dardhës rrit dozat e vitaminës K, e cila ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave me kalimin e moshës.Kjo vitaminë ul rreziqet e formimit të frakturave të kockave dhe osteoporozës. Ajo ndihmon në mpiksjen e gjakut dhe parandalimin e humbjes së tij gjatë lëndimeve ose plagëve.Një gotë me lëng dardhe përmban përafërsisht 13.3 mcg vitaminë K. Një dardhë e plotë nga ana tjetër përmban vetëm 7.2 mcg të vitaminës K.

Burimi: AgroWeb.org

 

 

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025