Ja frutat dhe perimet që përmbajnë më shumë pesticide dhe duhet t’i lani patjetër

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

rrush pesticideSonya Lunder, analiste e “Grupit Punues Mjedisor” në SHBA tha se luleshtrydhet ishin frutat me përmbajtje më të lartë pesticidesh. Sipas analizave të bëra vitin e kaluar u konstatua se 98% e monstrave të luleshtrydheve të testuara kishin mbetje të pesticideve të detektueshme.

Rreziqet shëndetësore të pesticideve:

Sipas një studimi të kryer nga hulumtuesit e Institutit të Shëndetit Publik në Kaliforni, thuhej se ishte një rritje 6-fish më e madhe për çrregullimet e spektrit autik për fëmijët e nënave që ishin të ekspozuara ndaj pesticideve toksike. Pesticidet shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore si probleme me frymëmarrjen, çrregullime të kujtesës, probleme me lëkurën, depresion, defekte në lindje, normë e lartë e diabetit, probleme neurologjike madje edhe kancer.

Ja cilat janë frutat me më shumë pesticide: luleshtrydhet, mollët, nektarinat, pjeshkët, selinoja, rrushi, qershia, spinaqi, domatja, specat, domatet e vogla (pomidorini), kastravecat.

Ju lutem tregohuni të kujdesshëm, lajini mirë këto fruta dhe perime para se t’i konsumoni.

Burimi: Mind Body Green

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj