Ja ilaçi natyral që heq celulitin (mund ta bëni në shtëpi)

Përgatitja e ktij kremi anti-celulitit në shtëpi nuk është e vështirë. Ky krem është më efikas sesa produktet e që mund të blini, për më tepër do të japë rezultatet e para vetëm pas 7 ditësh të përdorimit.

celulitPërbërësit:

  • 100 ml krem ​bebe
  • 5-6 tableta mumio (mumio është i njohur për vetitë e tij terapeutike për shekuj si pjesë e sistemeve tradicionale të mjekësisë në shumë vende. Substanca që ju nevojitet është pluhur kaf i errët dhe gjenden në lartësitë 1000-5000 metër mbi muret e shpellave në rajone të ndryshme të botës veçanërisht në Azi).
  • 20 pika vaj esencial portokalli
  • 3-5 pika vaj esencial kanellë

Përgatitja e kremit ​​është shumë e thjeshtë:

Në një kavanoz (jo më pak se 150 ml) vendosni 100 gr krem ​​bebe. Pastaj shtoni 5-6 tableta pluhur mumio dhe përzieheni. Shtoni 20 pika portokalli (apo ndonjë vaj tjetër agrume) dhe jo më shumë se 5 pika vaj kanelle.

Përzieni mirë të gjithë përbërësit, dhe lerini të qëndrojnë ashtu për 8 deri në 10 orë. Pas kësaj, përziejeni përsëri. Kremi anti-celulit është gati për përdorim. Mos harroni të mbyllni mirë kavanozin pas çdo përdorimi.

Për rezultate më të mira është e nevojshme të përdorni kremin ​​çdo ditë në pjesët problematike të trupit duke përdorur lëvizje të fuqishme. Prisni rezultatet e para vetëm pas 7 ditëve.

Mund të vini re se njolla të errëta nga tabletat mumio mund të shfaqen në lëkurën tuaj, por ato lahen lehtë.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Burimi: healthyandnaturallife

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin