Ja kurat popullore që mbyllin poret e lëkurës

Për çdo femër është e rëndësishme që të ketë një lëkurë të bukur e të pastër. Në këtë postim do t’ju paraqesim disa mënyra natyrore që ndihmojnë në shtresimin e lëkurës dhe eleminimin e lëkurës së vdekur. Këto mënyra parandalojnë papastërtitë dhe mbyllin poret pa krijuar puçrra apo pika të zeza.

pore lekureDhalli: ky është një ilaç natyral që është përdorur për vite me rrallë për të pastruar lëkurën dhe për të mbyllur poret e saj. Lani fytyrën me ujë të vakët dhe para se të shkoni të flini, me anë të një pambuku lyeni të gjithë fytyrën me dhallë. Lëreni për 20 minuta dhe më pas shpërlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Përsëriteni këtë metodë çdo ditë për 2 javë.

Majoneza: ju mund ta bëni vetë në shtëpi apo mund ta blini të gatshëm. Aplikoni një lugë majoneze në fytyrë dhe mbajeni për 20 minuta, deri sa të thahet.  Shpërlajeni fytyrën me ujë të vakët. Këtë mënyrë mund ta përdorni një herë në 2 ditë.

Lëng portokalli: kjo është një mënyrë alternative mjaft e mirë dhe efektive për mbylljen e poreve. Shtrydhni një portokall dhe me anë të një pambuku aplikoni lëngun në fytyrë. Një tjetër opsion është të prisni portokallin në feta dhe ta fërkoni fytyrën me të. Do t’ju sugjeronim që ta përdornit këtë metodë para se të flinit, në mënyrë që lëkura të rigjenerohet gjatë natës.

Sodë buke: bëni një pastë me një lugë sodë buke dhe një lugë ujë të ngrohtë. Masazhoni fytyrën për 1 minutë dhe shpërlajeni me ujë të ftohtë. Përsëriteni këtë mënyrë 3-4 herë në javë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer