Ndodh shpesh që njerëzit të vuajnë nga infeksionet e veshit. Ekzistojnë një sërë shkaqesh që ndikojnë në shfaqjen e këtyre infeksioneve si, uji i ndotur, insektet, pluhurat etj.Në këtë postim do t’ju paraqesim disa mënyra se si të trajtoni infeksionet e veshit në shtëpi:
– Merrni një shishe më ujë të nxehtë dhe mbuloni grykën me një napë ose peshqir. Vëreni shishen afër kanalit të veshit. Kjo mënyrë do të veprojë si nivelues dhimbje sepse nxehtësia rrit rrjedhjen e gjakut në zonë dhe lufton infeksionin.
– Bëni çaj borziloku ose kamomili, lëreni të ftohet (jo plotësisht) dhe shpërlani veshin disa herë në ditë me këtë lëng.
– Ngrohni një lugë vaj ulliri dhe me anë të një pambuku futeni në vesh dhe lëreni për 1 orë.
– Grini një kokërr qepë në feta shumë të holla. Hidheni në një napë dhe ngroheni pak në mikroval. Këtë mënyrë mund ta përdorni si kompresë për të qetësuar dhimbjet.
– Në një napë vendosni një lugë vaj ulliri dhe një hudhër të grirë imët. Lëngun e krijuar hidheni pika-pika në vesh me anë të një nape apo pambuku.
Si t’i shmangni dhimbjet e veshit dhe infeksionet:
– mos përdorni asnjëherë kunja veshësh për “t’i pastruar” ato
– shmangni notin në ambiente të ndotura (pishina, liqene, det etj)
– shmangni notin në pishinat që kanë shumë klor
– mos fusni asnjëherë objekte të huaja në vesh
– hani ushqime të pasura me vitaminë C, në mënyrë që t’ju rritet sistemi imunitar
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


