Imazhi që të krijohet sa përmend termin “modele” është një femër e gjatë dhe me linja shumë të holla. Por viteve të fundit duket se ky “përcaktim” dhe modelet gati anoreksike po hidhen poshtë gjithnë e më shumë. Rasti konkret që mund ta vërtetojë këtë është 30-vjeçarja Tess Holliday.
Edhe pse është 1.65 cm e gjatë dhe peshon rreth 130 kilogram, Tess po çmend rrjetet sociale me fotot e saj dhe ka nënshkruar disa kontrata modelingu me agjenci të mëdha, raporton people.com.
Tess thotë që gjithmonë është gjykuar për peshën e saj, madje i kishte përjetuar shumë keq epitetet që i vinin shokët e saj. Asnjëherë nuk e kishte menduar se do të ishte një modele për shkak të përmasave të saj shumë të mëdha. Por tani ndihet krenare per trupin e saj dhe arritjet e suksesshme të arritura.
Pavarësisht komenteve të njerëzve, Tess është ngritur mbi zhurmën. Ajo është gati të nënshkruajë çdo kontratë që arrin ambiciet e saj, pavarësisht “perfeksionit” të trupit .
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
