Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Kur është fjala për të ndërtuar muskuj, duhet të merret parasysh puna e vështirë që nevojitet për t’i ndërtuar ato. Ndiqni këto instruksione të thjeshta dhe lehtësoni punën, e mbi të gjitha kurseni kohen që mund të shpenzonit në palestër. Këto ushtrime mund t’i bëni në shtëpi!
Muskujt e krahëve: Kjo shtresë e muskujve shkon nëpër shpinë e deri tek shpatullat dhe qafa. Këto muskuj përdoren gjatë aktiviteteve të përditshme si mbështetëse për çanta të rënda, gjë e cila mund të shkaktojë zhbalancime të mëdha të muskujve.
Ushtrimi që ju vjen në ndihmë quhet “krahët e engjëllit”: mbështesni shpinën në mur, vendosni krahët në 90 gradë, pëllëmbët përpara dhe ulni e ngrini krahët. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.
Muskujt e shpinës: Këto muskuj përdoren në çdo gjë, nga mbajta e shtrirjes së duhur kurrizore e deri tek aktivitetetet e përditshme.
Ushtrimi që ju vjen në ndihmë quhet “kobra”: Ky veprim do t’ju ndihmojë në forcimin e të gjithë shpinës, thotë Rick Richey, mësues në Akademinë Kombëtare të Mjekësisë Sportive dhe pronar i R2Fitness në Nju Jork. Shtrihuni, duke marrë pozicionin që shikoni në foto, dhe ulni e ngrini trupin. Përsëriteni ushtrimin 15 herë.
Muskujt e parakrahut: Shumë gra i evitojnë ushtrimet e tilla si triceps, biceps ose thjesht nuk punojnë shumë me duart.
Ushtrimi që ju vjen në ndihmë quhet triceps: për të realizuar këtë ushtrim ju vjen në ndihmë një top. Qëndroni në pozicion të tillë që koka dhe qafa të jenë të mbështetura me topin, duke mbajtur gjunjët dhe këmbët të mbështetura në tokë. Zgjasni krahët drejt tavanit dhe pastaj ulni bërrylat, duke e përsëritur këtë ushtrim 8-12 herë.


