Ja përbërësi magjik që duhet t’i shtoni ujit për ta bërë atë një detoksifikues perfekt!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shendeti Online: Fize Smailaj

perberesËshtë normale që pas festave të ndjeheni pak të fryrë, pasi në periudha të tilla mund t’ia lejojmë vetes teprimin me ushqimin. Por është mirë që pas çdo vakti që e keni tepruar me ushqmin, të merrni masa ku të çbëni dëmin që mund t’i keni shkaktuar  trupit tuaj. Rruga më e lehtë? Përgatisni pije detoksifikuese. Në më të shumtën e rasteve ato përgatiten duke i shtuar ujit copëza frutash ose perimesh. Por cila është më efikase, cili frut ose cili perim është më i dobishëm?

E dimë që nuk është pija më e shijshme që mund të provoni, por ju sigurojmë që është ndër më të shëndetshmet. Bëhet fjalë për pataten e ëmbël. Shkencëtarët japonezë rekomandojnë  zierjen e patates së ëmbël dhe konsumimin e lëngut të saj. Sipas kërkimeve të bëra , proteinat që mbeten te uji pasi patatja ka zier, heqin oreksin për ushqim, sipas një eksperimenti të bërë tek minjtë dhe ata besojnë se të njëjtin efekt ka edhe tek njerëzit.

Pas një studimi të kryer mbi minjtë, ku për 28 ditë atyre iu dha ky lëng u vu re një rënie e konsiderueshme në peshë tek ta, ulje e nivelit të kolesterolit si edhe ulje e lipitinës, lëndës që ndihmon në rregullimin e oreksit. Dr Koji Ishiguro, shkencëtar, u shpreh i surprizuar nga efekti që ky lëng i përgatitur me pataten e ëmbël pati te minjtë dhe thotë se kjo përzierje është shumë premtuese ne lidhje me përmirësimin e shendetit tonë fizik.

Burimi/ Mirror

 

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës