Kryefaqja Box 5 Ja përfitimet që sjell konsumimi i shafranit të Indisë në baza ditore

Ja përfitimet që sjell konsumimi i shafranit të Indisë në baza ditore

0
Shpërndaje

Shafrani i Indisë është një nga erëzat me përfitimet më të mëdha shëndetësore. Ai ka veti antioksidues dhe anti-inflamatore mjaft të fuqishme.Shafrani i Indisë mund të merret si pluhur apo formë pilule. Pasi të filloni ta përdorni shafranin e Indisë si një bazë të rregullt (racion), është kënaqësi për të gjetur mënyra të reja të recetave për ta përdorur atë. Një nga mënyrat për të përdorur është që të shtoni një majë luge në sallatën me vezë. Ajo shton një shije të këndshme dhe i jep sallatës një ngjyrë të pasur të verdhë. Po ashtu mund të pihet me çajra të ndryshëm dhe mund te përdoret si erëz në çdo lloj ushqimi!

Ja përfitimet që sjell konsumimi i shafranit në baza ditore:

  1. Lehtëson artritin: Një studim i botuar në Oncogene Journal zbuloi që shafrani i Indisë është më efektiv sesa ilaçet e zakonshme anti-inflamatore, përfshirë aspirinën, ibuprofen, naproxen, etj të cilat shpesh përdoren për trajtoni ënjtjen dhe dhimbjen në artikulacionet e trupit për shkak të artritit.
  2. Përmirëson tretjen: Shafran i Indisë mund të përdoret për të trajtuar e një sërë problemesh të aparatit tretëse, përfshirë inflamacionin e traktit, reduktimin e gazrave dhe fryrjen e barkut.
  3. Mbron mëlçinë: Studime të shumta klinike kanë dalë në përfundimin se shafran i Indisë mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të mëlçisë duke rritur aftësinë e tij ç’helmuese. Gjithashtu është provuar se ndihmon në uljen e dëmtimit nga radikalet e lira, duke mbrojtur qelizat dhe indet.
  4. Shëndeti mendor: Studiuesit kanë zbuluar se kurkuma luan një rol kyç në përmirësimin e sëmundjes së Parkinsonit, sëmundjes së Alzheimerit dhe madje edhe dëmtimeve nga goditjet në tru. Karakteristikat e tij antioksiduese dhe anti-inflamatore mund të funksionojnë në promovimin e shëndetit të trurit, uljen e stresit oksidues dhe vdekjes së qelizave para kohe.
  5. Alkalizon trupin dhe ul rrezikun e kancerit: Shafran i Indisë është shumë alkaline, kështu që vjen me jo pak efekte pozitive në trup. Një mjedis alkalik besohet të jetë i papërshtatshëm për zhvillimin e kancerit, pasi qelizat e kancerit lulëzojnë më së miri në një mjedis acid.
  6. Ndihmon në shëndetin kardiovaskular: Kurkuma ka treguar se pastron arteriet nga pllakëzat e yndyrës dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Efektet antioksiduese besohet se ndihmojnë në parandalimin e komplikimeve diabetike kardiovaskulare, së bashku me aritmitë atriale.
  7. Parandalon diabetin e tipit 2: Hulumtimet kanë treguar se shafrani i Indisë mund të jetë alternativa ideale e barnave për trajtimin dhe ndoshta edhe parandalimin e diabetit tip 2. Studimet kanë zbuluar se kurkumina është e aftë të zvogëlojë efektet e sëmundjes, të tilla si sheqeri në gjak i ngritur dhe rezistenca ndaj insulinës.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here