Ja pse disa njerëz qajnë më shpesh se të tjerë

Disa njerëz janë më të prirur për të qarë se të tjerët. Studimet kanë treguar se kjo mund të jetë e lidhur me disa faktorë, duke filluar nga gjinia (femrat janë të prirura të qajnë më shumë) deri te traumat që mund të keni përjetuar në të shkuarën.

pse qajmeNëse e gjeni veten më emotivë se zakonisht, kjo mund të jetë për shkak të një luhatjeje hormonale që mund të ndodhë gjatë menopauzës, para ciklit menstrual ose kur përdorni pilula kontraceptive.

Stresi dhe mungesa e gjumit mund të shkaktojnë gjithashtu ngarkesë emocionale. Provoni të merrni më shumë pushim apo të praktikoni joga dhe meditim.

Të qani nuk është gjë e keqe. Studimet e fundit kanë zbuluar se lotët mund të japin efekte qetësuese dhe të ndikojnë në rritjen e humorit. Por nëse vini re se qani shpesh, duhet të flisni me mjekun tuaj në lidhje me këtë fakt.

Lotët mund të jenë edhe shenjë e depresionit, thotë Roshini Rajapaksa, profesor i mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë në Nju Jork, SHBA.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Burimi: Health.com

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?