Ja pse duhet të konsumoni vaj peshku dhe përfitimet e shumta shëndetësore që sjell

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Kapsulat e vajit të peshkut prodhohen nga vajrat dhe yndyrnat të nxjerra nga peshqit, kryesisht nga salmoni, sardelet dhe skumbri. Këto vajra dhe yndyrna përmbajnë kryesisht acide yndyrore omega-3 të cilat janë shumë të rëndësishme për funksionimin siç duhet të organizmit. Omega-3 luan një rol të rëndësishëm në sëmundjet e zemrës, trajtimin e inflamacionit, përmirësimin e funksionit të trurit etj.

Ja përfitimet shëndetësore që sjell vaji i peshëkut:

vaj peshkuTrajton depresionin: depresioni është një lloj çrregullimi që prek një numër të madh njerëzish të të gjitha moshave në mbarë botën. Shumë studime kanë treguar se vaji i peshkut ka një efekt pozitiv në trajtimin e simptomave depresive deri në 30%. Studime të tjera kanë treguar se vaji i peshkut ka ndikim pozitiv në çrregullime të tjera si çrregullimi bipolar dhe çmenduria etj.

Ul presionin e lartë të gjakut: 1 në 3 të rritur vuan nga tensioni i lartë i gjakut. Konsumimi i vajit të peshkut është një nga mënyrat më të mira për të ulur presionin e lartë të gjakut. Arsyeja mbetet ende e paqartë, por mendohet se acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6 ndihmojnë në përmirësimin e kësaj gjendje.

Rrit nivelin e kolesterolit të mirë dhe ul nivelin e kolesterolit të keq: studimet kanë treguar se vaji i peshkut ul nivelin e lartë të triglicerideve në 20%. Ndikimi i vajit të peshkut në këtë gjendje është i dukshëm pas disa muajsh përdorimi të rregullt.

Trajton dhe parandalon artritin: acidet yndyrore omega-3 kanë veti anti-inflamatore dhe mendohet se vaji i peshkut është mënyra më e mirë për ta parandaluar dhe trajtuar këtë sëmundje. Konsumimi i rregullt i tij mund të zvogëlojë simptomat e osteoartritit dhe artritut reumatoid.

Ju lutem konsultohuni me mjekun tuaj para se të merrni suplemente shtesë të këtij vaji.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit