Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Harvardit dhe dr David Ludwing u shqyrtuan rekomandimet që kishin të bënin me zëvëndësimin e qumështit të lopës me qumështin pa yndyrë ose me yndyrë të ulët.
Në dekadat e fundit, hulumtimi u përqëndrua në rolin e yndyrës së qumështit në trup dhe në shkaqet që sillnin sëmundjet kardiovaskulare, kancer dhe sëmundje të tjera që lidhen me yndyrën. Për të parandaluar këto sëmundje njerëzit janë të prirur që të zëvëndësojnë qumështin normal me atë të kutive, të skremuar e me yndyrë shumë të ulët 1% – 2%. Studimi tregoi se kjo gjë nuk ishte aspak e mirë sepse yndyra e qumështit nuk është e dëmshme për shëndetin nëse konsumohet me moderim, madje ajo ndihmon në absorbimin e vitaminave të ndryshme në trup.
Sipas dr Ludwing dhe ekspertëve të tjerë të studimit, një gotë qumësht normal mund të mbajë deri në rreth 7 gram yndyrë, yndyrë e cila nuk ndikon aspak në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare apo sëmundjet e tjera. Madje yndyra e qumështit dhe yndyrat e tjera të ngopura, nëse konsumohen në sasinë e duhur kanë treguar se luajnë një rol shumë të rëndësishëm në uljen e rrezikut të kancerit, parandalimin e osteoporozës, rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak etj. Qumështi i lopës është një produkt natyral që jep më shumë proteina sesa karbohidratet.
Qumështi natyrisht që përmban një sasi të caktuar sheqeri për shkak të laktozës, por nëse qumështi perpunohet për t’u bërë me yndyrë më të ulët megjithëse yndyra ulet, sheqeri mbetet aty dhe në një gotë qumësht me yndyrë të ulët mund të përftoni rreth 12 gram sheqer. Me të drejtë u shtrua pyetja: A është ky qumësht më i shëndetshëm?
Qumështi i ulët në yndyrë në shumicën e rasteve hollohet me ujë, atij mund t’i shtohen hormone dhe elementë të tjerë që mundësojnë trashjen e tij dhe mos të prishet për një periudhë të caktuar kohore. Kjo do të thotë se qumështi i ulët në yndyrë nuk ju jep asnjëherë përfitimet e vërteta të qumështit, prandaj është mirë që të konsumoni qumësht të freskët lope, por në mënyrë të moderuar./ Burimi: tophealthynews.com


