Ja pse duhet të përdorni kanellë

Përgatiti: Elena Beta

Kanella është një erëz e cila përdoret në shumë ushqime (byrek me mollë, kafe, ëmbëlsira), megjithatë ekzistojnë disa arsye shëndetësore që na shtyjnë ta përdorim më shumë, jo detyrimisht në çdo vakt, por shtimi i kanellës në dietën tuaj mund ta bëjë atë më efektive.

kanella 1Përdorimi i kanellës mund t’i shtojë aromë fantastike ushqimit. Ajo është gjithashtu e pasur me kalcium, fibra, hekur dhe disa antioksidantë të fuqishëm. Shpesh ne i përdorim erëzat në ushqime pa menduar sa të shëndetshme janë ato në vetvete. Ja disa përfitime që ka shëndeti juaj nga përdorimi i kanellës:

Rrit funksionin e trurit tuaj

Kanella përmirëson funksionin e trurit tuaj, ndihmon në rritjen e kujtesës, përqendrimit dhe vëmendjes, si dhe redukton rezikun për t’u prekur nga sëmundja alcajmer. Të konsumoni pak kanellë ju ndihmon në luftën me nervozizmin dhe depresionin, parandalon gjithashtu dhimbjen e kokës.

Është e mirë për zemrën

Manaferrat dhe erëzat janë ushqime që ndikojnë nën përmirësimin e shëndetit të zemrës tuaj. Sipas një hulumtimi të kryer nga “Penn State” duke shtuar erëza si kanellë ose shafranin e Indisë zvogëloni efektet negative të ushqimit të yndyrshëm. Shtimi i kanellës apo shafranit të Indisë mund të jetë një zgjidhje e mirë për uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

kanella 12Ndihmon në humbjen e peshës

Nëse e kombinoni me ushqim të shëndetshëm dhe ushtrime gjimnastikore, kanella mund t’ju ndihmojë të bini në peshë.  Ajo ndihmon në mirëfunksionimin e metabolizmit dhe rregullon nivelet e sheqerit në gjak, gjë që luan rol të rëndësishëm në humbjen e peshës. Provoni ta shtoni kanellën në kos ose në një vakt të lehtë që konsumoni, sigurisht që rezultatet nuk mund t’i shikoni në çast, duhet të kalojë pak kohë.

Përmirëson shëndetin       

Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, si: dispepsi, diarre, si dhe në zbutjen e dhimbjeve kronike si artriti. Rekomandohet gjithashtu që ta shtoni atë në përbërje të supave tuaja të preferuara.

Parandalon kancerin

Konsumimi i kanellës ndalon përhapjen e qelizave të kancerit. Shtoni një gjysmë luge çaji kanellë pluhur në gotën e qumështit për të përfituar vetitë e saj luftuese ndaj kancerit.

Është e mirë për shëndetin oral

Kanella është një nga përbërësit e njohur të çamçakëzave, pasi ka veti antibakteriale dhe ndihmon mishrat e dhëmbëve nga dëmet gjithashtu mund të ndihmojë për një frymëmarje më të freskët.

Është e mirë për lëkurën tuaj

Kanella largon skuqjet dhe kruarjet nga lëkura si dhe lufton aknet në fytyrë. Ajo mund të përdoret gjithashtu për lehtësimin e dhimbjeve muskulore.

Postime të ngjashme

Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin