Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Agjërimi është tërheqja vullnetare ose reduktimi i ushqimit dhe pijeve për një periudhë të caktuar kohore. Agjërimi përmirëson sistemin e trupit, riparon qelizat dhe rikthen funksionin normal hormonal.
Një hulumtim i kryer në Universitetin e Kalirofnisë Jugore, ka gjetur se nëse nuk hani për 3 – 5 ditë, do t’ju forcohet sistemi imunitar dhe do të stimulohet rigjenerimi i të gjithë organizmit. Në vitin 2014, një studim i kryer tek minjtë tregoi se agjerimi përmirësonte presionin e gjakut, rriste ndjeshmërinë ndaj insulinës, reduktonte inflamacionin dhe ulte ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kronike.
Njerëzit që duan të praktikojnë agjërimin të paktën 3 ditor (3 – 5 ditë) duhet të rrinë të gjithë ditën pa ngrënë dhe duhet të hanë vetëm në orën 8 të mbrëmjes brenda gjysmë ore. Përfitimet që merren nga këto ditë agjërimi:
- Mban leptinën dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës në nivel normal
- Ul radikalet e lira dhe lufton inflamacionin
- Rrit sistemin imunitar
- Ul nivelin e triglicerideve
- Përmirëson funksionin e kujtesës dhe të mësuarit
- Nxit procesin e tretjes, përshpejton metabolizmin, ju ndihmon të bini në peshë
- Lehtëson efektet anësore të kimioterapisë, për pacientët që vuajnë nga kanceri
- Ndalon në përhapjen e qelizave kancerogjene
- Përmirëson shëndetin e trurit
Burimi: Choose Healthy Life


