Ja pse e keni të vështirë të thoni “Të Dua”

Shumë çifte janë më të rezervuar kur vjen puna për ti treguar njëri-tjetrit si ndiehen.

te duaNë fakt, shprehja e dashurisë nëpërmjet fjalës “Të dua”, nëpërmjet statuseve në Facebook nuk do të thotë se ju duheni më shumë se një çift që i rezervon këto 2 fjalë të mëdha për raste të veçanta.

Por në të vërtetë, çiftet që ndajnë ndjenjat e tyre më me masë, dinë disa fakte të rëndësishme mbi  marrëdhëniet dhe për shkak të kësaj, ata janë më të rezervuar. Ja sekretet që ata kanë zbuluar:

Nuk është nevoja të thuash shpesh “Të dua” për t’i vërtetuar tjetrit që kjo është e vërtetë. Dashuria mund të shprehet në forma të tjera, duke u përkujdesur për partnerin, duke i qëndruar pranë kur ka nevojë.

Ndonjëherë nënkuptohet, është më mirë kur  e nënkupton atë në mënyra të tjera, duke komunikuar fizikisht ose thjesht duke qënë të lumtur. Kur jeni të dy të lumtur, një ndjenjë e ndërsjellë të begatshme mund të jetë e mjaftueshme për ti ndierë këto fjalë pa i shqiptuar.

“Të dua” nuk është fjalë magjike dhe nuk forcon dashurinë, nëse ju nuk bëni asgjë për partnerin. Çiftet që ndjehen të lumtur me njëri – tjetrin nuk e shikojnë të nevojshme të bëjnë deklarata të forta dashurie,  thjesht janë pranë njëri-tjetrit gjithmonë. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave