Ja pse gjyshërit tanë nuk vuanin nga disa sëmundje, alergji dhe mbipesha si ne

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

A e keni menduar ndonjëherë se pse gjyshërit tanë nuk vuanin nga disa lloje sëmundjesh, intoleranca ndaj ushqimeve të caktuara, alergjitë ushqimore, mbipesha etj? Në ditët e sotme, numri i njerëzve të prekur nga alergjitë dhe intoleranca ushqimore është gjithnjë e në rritje. Kjo “epidemi moderne” po e komplikon jetën në mënyrë të konsiderueshme dhe të mendosh se trajtimet për problemet e tilla si inlolerancë apo alergji ushqimore janë goxha të larta.

gjysheritSipas një studimi të publikuar në vitin 2013 nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thuhej se numri i fëmijëve që vuajnë nga alergjithë dhe intoleranca ushqimore është rritur me 50% në mes të vitit 1997 dhe 2011. “Çdo 3 minuta, një reagim ushqimor mund të dërgojë dikë në departamentin e emergjencës dhe e thënë në shifra të tjera rreth 200.000 njerëz vuajnë nga alergjitë ushqimore çdo vit”- thonë studiuesit.

Intoleranca ndaj laktozës ose e thënë ndryshe qumështit dhe nënprodukteve të tij, ka filluar rreth viteve 1990, për shkak të përdorimit të hormoneve të ndryshme në qumësht dhe përdorimit të tepruar të antibiotikëve dhe elementeve të tjera kimike në bujqësi.

Ushqimet në ditët e sotme kontribuojnë në alergji, intolerancë apo sëmundje të tjera sepse janë të tejngopura me hormone, ngjyrues dhe aditivë.

Për këtë arsye ka një dallim të madh mes jetesës sonë “moderne” dhe asaj të mëparshme. Gjyshërit tanë nuk vuanin nga alergjitë ushqimore sepse ata nuk konsumonin ushqime të përpunuara, por ushqime organike dhe të freskëta. Për më tepër, ata nuk konsumonin ushqime që ndikonin në mbipeshë apo që çonin në probleme me stomakun sepse ushqimet e mëparshme që ata përdornin nuk ishin të tejngopura me kimikate, stabilizantë, aditivë, aromatizues, ngjyrues etj. Në ditët e sotme, këto përbërës janë pjesë dominuese e ushqimit që konsumojmë çdo ditë.

domate2

Burimi: Real Farmacy

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve