Ja pse nuk bëni gjumë të rehatshëm në shtëpinë e huaj!

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Edhe pse mund të jeni në hotelin më luksoz (me dyshekë të rehatshëm, jastëk të pastër, çarçafë të bardhë si  bora) nata e parë e fjetjes atje as që mund të krahasohet me atë në shtratin tuaj. Ky fenomen është aq i përhapur, sa shkencëtarët i kanë vënë një emër: Efekti i natës së parë.gjume1

Shkencëtarët kanë studiuar për vite me radhë procesin e të fjetur me shpresë për të kuptuar efektin e natës së parë. Në një studim të publikuar së fundmi, një ekip shkencëtarësh amerikanë kanë zbuluar arsyen përse ndodh një fenomen i tillë. Sipas tyre, kur qëndrojmë në një ambient jo familjar, truri ynë është më vigjilent, sidomos hemisfera e majtë.

E njëjta gjë ndodh edhe me kafshët: Zogjtë flenë me njërin sy hapur dhe gjysmën e trurit zgjuar, për t’u mbrojtur nga grabitqarët. Delfinët gjithashtu alternojnë gjumin midis dy hemisferave të trurit, kështu mund të pushojnë ndërkohë që njëri sy mbikëqyr peshkaqenët.

Për të studiuar edhe më shumë këtë efekt, shkencëtarët skanuan trurin e disa vullnetarëve që fjetën në laborator. Imazhet e skanuara treguan se hemisfera e djathtë e trurit binte në gjendje gjumi, ndërsa hemisfera e majtë qëndronte aktive.

Duhet thënë se truri i njeriut është fleksibël, që do të thotë se “efekti i natës së parë” nuk është i njëjtë tek të gjithë njerëzit. Ka njerëz që nuk e kanë problem të flenë në një ambient jo familjar, ashtu siç ka edhe njerëz që nuk i zë gjumi fare.

“Truri i njeriut është fleksibël. Prandaj njerëzit që flenë shpesh në ambiente të reja nuk kanë probleme me gjumin”, shpjegon Yuka Sasaki, profesoreshë tek Universiteti Brown, në Ishullin Rhode.

Burimi: The Guardian / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra