Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Rrotullimi i fëmijës nga krahët mund të duket shumë argëtuese, por ekspertët paralajmërojnë se ky aktivitet mund të shkaktojë lëndime të dhimbshme.
Fëmijët parashkollorë, të moshës 1-4 vjeç, i kanë më pak të zhvilluar kockat dhe ligamentet, prandaj janë më të rrezikuar të preken nga gjendja e njohur si bërrylat e tërhequr (ose nursemaid).
Bërryli lidh kockat e sipërme dhe të poshtme të krahut, dhe ligamentet që rrethojnë rrezorin kryesor mund të humbasin tek fëmijët parashkollorë. Tërheqja e bërrylit shkaktohet kur këputen ligamentet, në rastet kur ushtrohet pak forcë. (Lexoni- Dëmtimet e ligamenteve të gjurit, trajtimi dhe rehabilitimi).
Dëmtimi mund të shkaktohet gjithashtu kur i tërhiqni fëmijët nga krahët (e kapni shpejt krahun e fëmijës dhe e lëvizni me hope; e rrotulloni mbi shtrat në mënyrë të pakujdesshme, ose kur rrëzohet).
Edhe pse ky lëndim është i dhimbshëm, nuk shkakton zakonisht dëmtime afatgjate, megjithatë duhet kushtuar kujdes me fëmijët. Me rritjen e fëmijës, kjo pjesë delikate forcohet dhe nuk ka më rrezik edhe nëse e tërhiqni nga krahët.
“Çdo tërheqje e shkaktuar me forcë dhe papritur në gjymtyrën e sipërme mund të shkaktojë lëndime në kyçet e gjymtyrëve të poshtme”, thotë kirurgu ortoped Amir Khan.
Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/