Ja pse uji me akull është i dëmshëm për shëndetin

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shumë pak njerëz e kuptojnë se uji i ambientit është më i mirë se ai me akull. Shpresojmë që ky artikull t’ju mbushë mendjen se nuk duhet të pini asnjëherë ujë me akull.uje me akull

Çfarë i bën uji i ftohtë trupit?

  • Trupi harxhon më shumë energji duke rregulluar temperaturën e tij se sa duke tretur ushqimet. Kjo çon në humbje të nivelit të ujit në trup.
  • Pijet e ftohta kufizojnë tretjen, ngushtojnë enët e gjakut dhe pengojnë hidratimin.
  • Kur konsumoni pije të ftohta ndërkohë që jeni duke ngrënë, ato bëjnë që yndyra të ngurtësohet dhe për pasojë edhe ushqimi e ka më të vështirë të tretet.
  • Nëse konsumoni ujë të ftohtë pas çdo vakti, ka gjasa që të merrni ndonjë ftohje.

Njerëzit mendojnë se uji i ftohtë i ndihmon të djegin kalori, por nuk e dinë se ai pengon procesin e tretjes. Ju mund të digjni kalori në shumë mënyra të tjera, pa penguar funksionimin e organeve.

Pse uji i ambientit është më i mirë?

  • Stimulon enzimat e tretjes dhe përmirëson këtë proces
  • Hidraton indet më shpejtë
  • Përmirëson funksionimin e zorrëve. Provoni ujin me limon çdo mëngjes.
  • Largon toksina nga trupi dhe pastron enët e gjakut

Burimi: Healthy Food House / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun