Për ta nisur ditën sa më mbarë, është e rekomandueshme që të pini nga një gotë ujë me limon çdo mëngjes. Meqë jemi edhe në sezonin e dimrit (sezoni i të ftohtit dhe gripit), është koha më e përshtatshme për të provuar ujin me limon.
Mjafton vetëm të shtrydhni një limon në një gotë me ujë të ngrohtë ose të ftohtë, dhe ta pini sapo të zgjoheni nga gjumi.
“Kjo do t’ju sjellë një mori përfitimesh shëndetësore, duke filluar nga nxitja e sistemit imunitar”, shpjegon doktoresha Amy Myers, autore e librit ‘Zgjidhja Autoimune’.
“Limoni është i pasur me vitaminën C, i cili ndihmon në nxitjen e sistemit imunitar,” tha Myers për revistën “Health”. “Është i freskët dhe ka shije të mirë”.
“Limonët janë shumë të pasur me antioksidantë të quajtur bioflavonoide, që shkatërrojnë radikalet e lira, të cilat dëmtojnë enët e gjakut dhe shkaktojnë inflamacion”, shpjegoi për revistën “Health” Vicky Vlachonis, autorja e librit ‘Trupi nuk gënjen’. “Plus, edhe aroma është gjallëruese sapo zgjoheni në mëngjes.”
Përgatiti për “Shëndet+”: Blertina Koka


