Ja pyetjet që duhet t’i bëni vetes për të zbuluar a jeni të lumtur

Nëse doni të dini a jeni të lumtur, ja disa pyetje që mund t’i bëni vetes. Jini të ndershëm me veten kur të jepni  përgjigjet e pyetjeve të mëposhtme përndryshe, ushtrimi nuk do të jetë i dobishëm.

lumturiA ndiheni të sigurt në jetën tuaj të përditshme?

A mendoni se keni mjaft arsye për të qënë të lumtur?

A keni shpesh nevojë të gjeni një vend të qetë për të shijuar një moment të vetë-reflektimi?

A jeni të kënaqur me financat tuaja, marrëdhëniet, dhe karrierën?

A jeni optimist për jetën tuaj?

A jeni mirënjohës për mundësitë që ju janë ofruar në jetë? Të jesh mirënjohës mund të jetë aq e thjeshtë sa të zgjoheni çdo mëngjes dhe duke thënë “faleminderit” për sfidat, premtimet, dhe mundësitë që jeta ju ofron.

A mund të ndjeni fuqinë e heshtjes? Një mendje të qetë dhe një trup të qetë shkojnë dorë për dore.

A do ta vlersonit shëndetin tuaj dhe mirëqenien? Nëse jeni duke krahasuar veten me të tjerët, sigurohuni që ky të jetë një krahasim i drejtë. Një 60-vjeçar nuk mund të krahasojë shëndetin e tij me moshën 20 vjeçare./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut