Ja sa shpesh duhen larë çarçafët për të shmangur përhapjen e infeksioneve

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Nuk ka ndjesi më të mirë se të flesh në një krevat me çarçafë të larë, por shumica prej nesh duhet ta pranojmë se nuk i ndërrojmë aq shpesh sa duhet. Një eksperte e lavanderisë ka zbuluar se fjetja në çarçafë të pistë mund të ketë pasoja më të rrezikshme sesa thjesht aroma e keqe e tyre.sa shpesh duhen lare cercafet

Mary Marlowe Leverette thotë se fjetja në një krevat jo të pastër mund të jetë e dëmshme për shëndetin.

Duke folur për ATTN, ajo shpjegoi: “Ne djersitim edhe gjatë gjumit dhe trupi lëshon vajra dhe sekrecione të ndryshme, si pështymë, urinë, lëngje nga organet gjenitale etj.

Nëse çarçafët nuk lahen rregullisht, ato mund të kthehen në një burim infeksionesh, sidomos nëse keni ndonjë plagë ose gërvishtje në trup.

Sipas saj, pëlhurat janë në gjendje të transferojnë infeksione të ndryshme dhe mos larja e tyre shpesh bën që mikrobet e depozituara në to të kalojnë jastëk e dyshekë, të cilat janë më të vështira për t’u pastruar.

Për të shmangur një gjë të tillë, Mary rekomandon që çarçafët të ndërrohen dhe të lahen njëherë në javë.

Sipas një studimi të kryer në vitin 2014, një në 10 njerëz nuk i ndërronin çarçafët e tyre për më shumë se një muaj, ndërsa 35% e tyre i ndërronin njëherë në dy javë.

Vetëm një e treta e shtëpiakeve të përfshira në studim pranuan se i lanin çarçafët njëherë në javë. Të pyetur nga anketuesit se kur i konsideronin të palara çarçafët, gjysma e të anketuarve u përgjigjën midis 2-3 javëve.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës