Kryefaqja Box 4 Ja sekretet e njerëzve që nuk sëmuren kurrë

Ja sekretet e njerëzve që nuk sëmuren kurrë

0
Shpërndaje

Bëjini masazh trupit: Studimet tregojnë se shumica e masazheve zvogëlojnë ankthin, presionin e gjakut dhe rrisin imunitetin e trupit ndaj sëmundjeve.

Sa shpesh keni nevojë për një masazh? Nuk ka shkencë që e përcakton, por ekspertët thonë se një herë në muaj (ose më shumë) është i vlefshëm.

njerez qe nuk semurenNdonjëherë bëni një dush të ftohtë: dushi i ftohtë rrit energjinë e trupit, rregullon qarkullimin e gjakut dhe dhimbjet e trupit. Provoni doza të vogla. Edhe pse 10-minuta në dush të ftohtë mund të jetë e tolerueshme gjatë verës, në dimër mund të qëndroni 1-minutë në ujë të ftohtë, në fund të një dushi të ngrohtë. Konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni probleme kardiovaskulare, sepse kalimi nga uji i ngrohtë në të ftohtë papritur mund të shkaktojë rritje të presionit të gjakut.

Përdorni xhenxhefil: Për shekuj me radhë, xhenxhefili ka qenë i dobishëm për luftimin e virozave të ndryshme, duke përfshirë edhe kapsllëkun. Hulumtuesit besojnë se përbërësit e tij stimulojnë sekrecionet e tretjes.

Përgatisni çaj me xhenxhefill të freskët sugjeron Sari Grevs, mjeke në Spitalin “Weill Cornell Medical” në Nju Jork. Xhenxhefili në forma të tjera (i thatë, pluhur, i gatuar) mund të jetë gjithashtu efektiv.

Lani shpesh duart: sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, larja e duarve është një veprim mes të cilit mund të shmangni ftohjet. Lani duart me sapun dhe ujë të ngrohtë për të paktën 20 sekonda. Thajini me peshqir letre, ose caktoni një peshqir personal për çdo pjesëtar të familjes.

Merrni vitaminë C dhe zink: disa studime tregojnë se vitamina C është e dobishme, veçanërisht për njerëzit që janë nën stres ekstrem, dhe zinku mund të parandalojë viruset.  Neil Skakter, drejtor i kujdesit të frymëmarrjes në “Medical Center Sinai” në Nju Jork , sugjeron marrjen e një sasie të vitaminës C (500 miligram në ditë) në shenjën e parë të një ftohjeje. Sa për zinkun, dr. Skakter sugjeron të konsumoni ushqime me përmbajtje zinku çdo ditë./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here