Ja sekreti i gruas që zbuloi eliksirin e rinisë: është 73 vjeç, por duket si 30

Annette Larkins është 73 vjeç, por duket si 30. Kjo grua është shumë e shëndetshme,  ka lëkurë të shndritshme dhe linja shumë annette-larkinstë mira të trupit. Annette shprehet se kurrë nuk ka përdorur ilaçe apo produkte të tjera të mbushura me kimikate. Ajo beson shumë në natyrë dhe çdo problem apo shqetësim të sajin shëndetësor e zgjidh përmes mënyrave natyrale.

Annette thotë se mbjell shumë erëza dhe i di mjaft mirë përdorimet dhe përfitimet që sjellin ato. Ajo mbjell vetë fruta dhe perime gjithashtu. Njerëzit thonë se fëmijët e saj rreth 40-vjeç duken sikur janë në të njëjtin brez me të.

Annette ka qenë vegjetariane ndër vite dhe vazhdon të mbetet e tillë. Ajo beson se dieta vegane është pikërisht sekreti i eliksirit të rinisë së saj. Dieta e saj përbëhet nga sallata dhe lëngje natyrale. Annette e fillon aktivitetin e saj që në 5 të mëngjesit. Pasi zgjohet, ajo punon kopshtin dhe bën punët rutinë shtëpiake. A e besoni që është 73 vjeç?

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: goodmorningcenter

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?