Ja sëmundja që vret 150 milionë njerëz në botë, shkencëtarët mendojnë se e kanë gjetur kurën.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 150 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga hepatiti C kronik. Ky virus hepatit ctransmetohet duke përdorur të njëjtat age (gjilpërat e shiringave) dhe në raste të rralla mund të transmetohet edhe nga marrëdhëniet seksuale me një person të infektuar.

Çdo vit 500 000 njerëz vdesin nga kjo sëmundje në mbarë botën. Studimi i publikuar flet për një trajtim eksperimental, i cili përfshin një kombinim barnash që mund të parandalojnë sëmundjen.

Sipas studimeve, ka pasur rezultate pozitive në pacientët që janë kuruar me këto kura. Deri tani nuk ka pasur ndonjë vaksinë që mund të shëronte hepatitin Cn i cili sulmon qelizat e mëlçisë dhe riprodhohet në të.

Studimet e kohëve të fundit, janë fokusuar në kombinimin e tri barnave, të cilat mund të kurojnë pacientët me hepatit C në faza të ndryshme të sëmundjes. Në një hap tjetër ata kishin shtuar ribavirinë në terapinë e barnave dhe rezultatet kishin qenë të kënaqshme. Sipas shkencëtarëve, është e rëndësishme të theksohet se kjo terapi nuk ka efekte anësore.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra