Ja shenjat e para që ju paralajmërojnë për nivele të larta të sheqerit në gjak dhe për shfaqjen e diabetit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Shumë njerëz mund të hasen nga nevoja të pashmangshme për të konsumuar ushqime të ëmbla. Në fakt këto dëshira nuk i hasin vetëm diabetikët, por edhe njerëzit e tjerë që nuk vuajnë nga ndonjë problem i caktuar shëndetësor. Duhet të dini se kur niveli i sheqerit në gjak mbetet i lartë për një periudhë të gjatë kohore atëherë mund të çojë në komplikacione serioze shëndetësore. Disa nga faktorët që ndikojnë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak janë dieta e varfër ushqimore, stresi, mungesa e aktivitetit fizik, përdorimi i medikamenteve të caktuara etj.

Siç e përmendëm dhe më lart, niveli i lartë i sheqerit në gjak nuk do të thotë se keni diabet, megjithëse as kjo mundësi nuk përjashtohet. Disa nga simptomat e para që tregojnë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak janë:

  • simptoma per nivelin e larte te sheqerit ne gjakGojë e thatë
  • Ndjesi e shpeshtë etje
  • Nevoja të shpejta për urinim
  • Ndjenjë e shpeshtë urie (sidomos për sheqerna dhe karbohidrate të parafinuara)
  • Lodhje kronike
  • Shtim në peshë dhe akumulim yndyre rreth zonës së barkut
  • Paaftësi për t’u përqëndruar
  • Paqartësi në shikim
  • Infeksione të shpeshta
  • Probleme me stomakun
  • Probleme nervore
  • Palgë apo gërvishtje që nuk mbyllen dhe nuk shërohen shpejt
  • Impotencë etj.

Nëse vëreni disa nga simptomat e përmendura mësipër që ju shoqërojnë për një periudhë të gjatë kohore atëherë duhet të konsultoheni menjëherë me një mjek endokrinolog. / Burimi: healthgigest.com

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë